Nis keq 2023-a, pas 34 minutash digjet një fabrikë e madhe në Ferizaj

Një fabrikë që bën prodhimin e stiroporit është përfshirë nga flakët në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri tek zjarri.

“Sot në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimint e stiroporit “AL POR”. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast”, është shprehur Veseli.

Siç merr vesh Klankosova.tv, nga ky incident zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lexo edhe:  Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor që u arrestua në Prizren, këto janë 5 veprat penale për të cilat dyshohet