Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në vend janë shqiptuar 2 mijë e 3 gjoba.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, prej tyre 14 aksidente janë me të lënduar ndërsa 30 me dëme materiale.

Po ashtu, policia ka njoftuar se janë arrestuar 17 persona, 12 janë dërguar në mbajtje ndërsa tre në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Nxirret minatori i shtatë pa ndjenja nga Trepça, Kurti nuk i takon as sot