Nipi rrah gjyshin për një pompë uji në Viti, përfundon në Polici

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të rriten përditë. Në të tilla raste nuk kursehen as të moshuarit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e nipërit dhe mbesat e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Verban të Vitisë, ku një i ri dyshohet të ketë sulmuar fizikisht gjyshin e tij.

Sinjali mëson se motivi që dyshohet se shtyu 26-vjeçarin të bëjë këtë veprim, është një mosmarrëveshje me gjyshin e tij për një pompë të ujit. Si pasojë e dhunës, i moshuari ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, ku i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Vodhi një dele dhe e bëri ‘mish për friz’, arrestohet 31-vjeçari në Suharekë