Ngjarje e tmerrshme në Prishtinë: Një femër shkon për ta marr një shtëpi me qera, dhunohet nga pronari
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një femër është dhunuar nga një mashkull në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 18:00, viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merte me qera) është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si dhunim.