Ngjarja tragjike në Tiranë, zbulohet se kush është personi që u vra me kallashnikov

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën mbrëma në Tiranë, ku një person u dërgua pa shenja jete në spital pasi dyshohet se u vra me armë zjarri.

Siç raportohet nga mediat në Shqipëri, personi i vrarë është Briken Sanaj 39-vjeç nga Lezha. 39-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital. Ndërkohë që policia ka gjetur gëzhoja në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe:  Punëtorët e ‘Eurocar’ i hyjnë dajak rreshterit policor në Aeroportin e Prishtinës, e bëjnë për spital