Nga nesër mot tipik vjeshtor, paralajmërohen edhe përmbytje të shpejta

Ditën e mërkurë mbetet edhe më tutje mot jostabil, me mot të ndryshueshëm.

Do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima nëpër pjesë të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 11C e 14C, ndërsa ajo maksmiale shkon deri në 23C e 25C.

Nga dita e enjte po pritet të kemi mot më tipik vjeshtor, të dominuar më shumë nga vransira, sidomos përgjatë fundjavës, dhe me të reshura më të vazhdueshme shiu, herë herë madje edhe më intenzive, duke rritur rrezikun për vërshime apo edhe përmbytje të shpejta, njofton Prishtina Weather.

 

Temperatura maksimale gradualisht në rënie deri në 17C e 16C gjatë fundjave.

Lexo edhe:  Kërcënohet me jetë inspektori i tregut në Mitrovicë, provoi t’i largojë nga rruga shitësit ambulantë