Nga depoja e një marketi vidhet alkool, drejtori dyshon te stafi menaxhues

Drejtori i “Viva Fresh Store Logistic” është ankuar në Polici se nga depoja në Graqanicë mungon një sasi alkooli.

Ai ka thënë se dyshon në stafin menaxhues të depos.

Policia ka arrestuar pesë persona dhe i ka dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar drejtor në ,,Viva Fresh Store Logistic ‘’, ka njoftuar se në depo është konstatuar mungesa e një sasie te alkoolit për të cilën nuk ekziston evidentim për dalje nga depoja dhe për këtë dyshon në stafin menaxhues të depos. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Lexo edhe:  Rrahje te pompa e derivateve ‘Patroni’ në Fushë Kosovë, punëtori i kompanisë kapet me klientët