Nesër nuk mbahet mësimi në disa shkolla në Mitrovicë

Nesër në shkollat e Mitrovicës nuk do të mbahet mësim.

Burimet e “Jepi zë” thonë se drejtorët e shkollave janë informuar nga DKA se mësimi nuk do të zhvillohet nesër.

Kjo vjen për shkak të situatës së krijuar me vërshime.

Jepi zë mëson se kjo ditë do të kompensohet në një të shtune.

Megjithatë, në shkolla nesër duhet të jenë të pranishëm stafi udhëheqës dhe teknik.

Lexo edhe:  Nura: Luli e ka dëshmu se e ka zemrën e madhe si babai Ademi, dhe çdo sulm i jep forcë