“Nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet”, politikani serb i ashpër me Vuçiqin: Palaço, sqaroi qytetarët se çfarë të tha NATO

Tensionet në veri të Kosovës, kanë krijuar debat të fortë dhe të ashpër edhe brenda politikës në Serbi.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, e ka cilësuar palaço presidentin Aleksandar Vuçiq.

Në postimin e tij në Facebook, ai ka kërkuar Vuçiqit të ndalojë propagandën dhe të sqarojë para qytetarëve të vërtetën se çfarë i thanë gjeneralët e NATO-s.

Siaps tij në një komunikim me gjeneralët serbë, forcat e NATO-s ua kanë bërë të qartë se nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet.

Lexo edhe:  Arrestohen dhjetë persona për posedim të drogës dhe armëve