“Nëse një lot iu ka dalë fëmijëve, plumbin n’kry e ki”, bëhen pikë e pesë dy familje në Vushtrri

Problemet në familjet kosovare janë nga më të ndryshmet. Shpesh përfundojnë në Polici, pasi familjarët mes vete nuk arrijnë t’i zgjedhin mosmarrëveshjet e telashet. Kështu ka ndodhur edhe të dielën në mesdite, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy familjarë janë kapur mes vete, me ç’rast debati verbal eskaloi në kanosje serioze për çka u desh intervenimi i Policisë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, aty ku i dyshuari kishte shkuar për t’i marrë disa anëtarë të familjes.

Gjithçka nisi në momentin kur i dyshuari A.B., iu drejtua viktimës me akuza, duke e paralajmëruar se “nëse fëmijëve iu ka dalë një lot, plumbin n’kry e ki”. Përballë kësaj situate të tensionuar dikush ka njoftuar Policinë, që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Palët e përfshira në rast kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë, teksa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “Kanosje”.

Lexo edhe:  Rrahje në një restorant: 31-vjeçari godet me gotë qelqi një person, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK