Nëse e shihni këtë person thirrni Policinë, po kërkohet për një vepër të rëndë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës është vënë në kërkim të një të dyshuari për një rast vjedhjeje të rëndë.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar me qëllim që të bëhet identifikimi i tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhja e rëndë, që është raportuar në polici me datën 04.11.2023”, thuhet tutje.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  Mahniten banorët, e moshuara Fikrije Jusui dhuron tërë pasurinë për vakëf