Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kushdo që e sheh ose e njeh të dyshuarin, të kontaktojë organet e rendit.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Lexo edhe:  40-vjeçari në Skenderaj ia sheh sherrin TikTok-ut, përfundon në Polici pasi publikimit të një videoje