Nëntë të plagosur nga të shtënat në San Francisko

Policia e San Franciskos tha se nëntë persona u plagosën në distriktin e Misionit të premten në mbrëmje pasi u qëlluan me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, raportoi “San Francisco Chronicle”.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00 sipas kohës lokale.

“Mund të konfirmojmë se nga të shtënat janë nëntë të plagosur, të cilët të gjithë pritet të mbijetojnë. Në këtë moment duket se ngjarja ka qenë e paramenduar dhe e izoluar. Pas atij incidenti nuk ka pasur më asnjë rrezik për publikun”, tha policia e San Franciskos.

Ndihmës mbikëqyrësi komunal Santiago Lerma tha se policia i tha se njerëzit ishin qëlluar me armë zjarri dhe se një person iu nënshtrua një operacioni.

Disa kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa nuk dihet gjendja e të  tjerëve.

Lerma tregon se autoritetet besojnë se të shtënat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje

 

Lexo edhe:  Ditë e rëndë për familjen Krasniqi në Kamenicë, ky është burri që u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë