Nënkryetari i Mitrovicës viziton vendin e shenjtë të myslimanëve në Jerusalem, falet në “Al Aksa”
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri po qëndron për një vizitë zyrtare në Israel .
Ai sot gjatë ditës është pritur edhe nga ambasadorja e Kosovës në këtë vend, shkruan Jepi zë.
Ndërsa gjatë ditës, nënkryetari Tahiri ka vizituar edhe xhaminë Al-Aksa, vendi i shenjtë për myslimanët.
Madje Tahiri ka hyrë në xhami dhe ka kryer rite fetare, duke u falur në Xhaminë Al-Aksa, që gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, dhe është vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame.