Nën vargjet e këngës kuashtuar Adem Jasharit: FC Shkupi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra e Shkupit po qëndron në Antalya të Turqisë për fazën e dytë përgatitore para stinorit pranveror në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Në një video të publikuar nga ‘Indeks TV’ shihet se si gjatë përgatitjeve futbollistët e Shkupit dëgjojnë këngën e Shkurte Fejzës ‘Mora Fjalë’ që i kushtohet komandantit legjendar të UÇK’së, Adem Jashari.

Përndryshe, edhe tifozët e klubit ‘Shvercerat’ pothuajse në çdo ndeshje i dedikojnë këngë UÇK’së dhe nuk mungon asnjëherë flamuri i Shqipërisë.

Atmosferë të mrekullueshme ata kishin krijuar edhe në ndeshjet e ‘play-off’ të Conference League kundër Ballkanit.

Ndryshe, skuadra e Shkupit gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelore me 34 pikë, tre pikë më pak se ekipi tjetër shqiptar Struga Trim&Lum, por kjo e fundit ka një ndeshje më shumë.

Lexo edhe:  Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona