Në xhaminë që mban emrin e heroit, Shaban Jashari, në Skënderaj falet namazi i Fitër Bajramit

Edhe në Skënderaj u falë namazi i Fitër Bajramit me një pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Pjesë e faljes në xhami ishin edhe anëtarët e familjes Jashari, shkruan Jepi zë.

Bekim Jashari përmes një postimi ka shkruar se pas namazit kanë pritur mysafirë në kullen e Jasharajëve.

Postimi i plotë:

Pas namazit të Fitër Bajramit, bashkë me mixhën Rifat pritëm në Prekaz Këshillin e Bashkësisë Islame, dega në Skenderaj, me kryetar Ibrahim Hoti.

Kjo festë na bashkon dhe na rikujton misionin që kemi në këtë botë, ta duam e respektojmë njëri-tjetrin për hirë të Zotit dhe bashkërisht të ecim
para në rrugën e drejtë.

Besimtarë të besimit islam urime Fitër Bajrami, Allahu ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja!

Në këtë festë të madhe të jemi solidarë ndaj njëri-tjetrit dhe atyre që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Të kujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe martirët e lirisë, ti vizitojmë e ndihmojmë jetimat dhe familjarët e tyre.

Urime!

Lexo edhe:  Ymeri nga SBASHK-u flet për gjendjen shëndetësore të Rrahman Jasharajt