Në Vushtrri, e diela do të jetë pushim për të gjithë, këto janë gjobat për ata që punojnë!

Vendimit të fundit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pritet të ia shohin hajrin shumë punëtorë të sektorit privat.

Që nga e diel-ia e ardhshme, do të zbatohet rregullorja e re, ne ç’rast dita e dytë e vikendit do të jetë pushim për ta.

Përjashtim fillimisht për një periudhë do të ketë gastronomia, furrtarët e barnatoret.

Një veprim i tillë i kreut të komunës u vlerësua i pranueshëm për një pronar kafiterie.

Gjithë këtë iniciativë të kryetarit të komunës po e përkrahin edhe qytetarët.

Për çdo shkelës të këtij ligji që nis të zbatohet nga 30 tetori, parashikohen gjoba nga 300 deri në 1500 euro.

Lexo edhe:  Maqedonci: Edhe vdekja e Radoçiqit mund të mos e kishte zgjidhur problemin në Veri