Drenasit po i shtohet edhe një rrethrrotullim simpatik afër komunës

Një rrethrrotullim i ri për të lehtësuar qarkullimin e trafikut ka nisur të ndërtohet në qendër të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Rrethi sot ka marrë formën pasi kompania e kontraktuar ka vëndosur kubëzat e betonit.

Rrethrrotullimi lidh tri rrugët kryesore të qytetit, rruga “Fehmi dhe Xheva Lladrovci”, “Besim Mala” dhe “Ilaz Kodra”.

Ky rreth po ndërtohet në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe rikonstruimi i rrugëve të asfaltuara në Komunën e Drenasit”.

Lexo edhe:  Ujësjellësi shkyç konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro, thotë se s’ka ujë për ata që nuk i kryejnë obligimet