Në Suedi e djegin sërish Kur’anin
Libri i shenjtë i myslimanëve është djegur sërish në Suedi.
Ngjarja ndodhi në Malmo, teksa një grua që mbante një kryq në dorë, ndezi Kur’anin.
Në rrjetin social “X” tashmë është publikuar edhe një video.
Djegia vjen tri ditë para nisjes së Eurovisionit, e ku frika për ndonjë sulm eventual terrorist është e madhe.