Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet mot kryesiht i vranët dhe me shi në mëngjesi, kurse gjatë ditës priten intervale kohore me diell, ndërsa reshjet vazhdojnë të izoluara vetëm në disa lokacione me ndonjë bubullimë.

Në përgjithësi reshjet do të pushojnë. Temperatura maksimale rreth 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me diell dhe reshje e rrebeshe lokale shiu. Pasdite do të ketë tendencë kthjellimi dhe njëkohësisht priten zhvillime të rrebesheve të izoluara me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e diela përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Parashihen më shumë orë me diell, megjithatë gati çdo pasdite do të ketë gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në disa vise kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: I riu në Prishtinë e rrah nënën, 50-vjeçarja detyrohet ta raportojë në Polici