Qeveria Britanike i këshillon qytetarët e saj: Bëni kujdes nëse shkoni në veri të Kosovës

Qeveria e Britanisë së Madhe ka përditësuar këshillat për qytetarët e saj që udhëtojnë për në shtetin e Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, kjo pas tensioneve javëve të fundit.

Në faqen zyrtare të Qeverisë Britanike,qytetarët këshillohen të mos udhëtojnë për në veri, përveç për arsye thelbësore, e sidomos në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitroviën e Veriut.

“Protestat kanë potencial që të kthehen në të dhunshme, duehet të keni kujdes nëse shihni turma të mëdha njerëzisht të mbledhur, përgjatë tensioneve politikë në qytet. Lexoni mediat locale, flisni me recepsionistët e hotelit për këshilla dhe vazhdimisht përcillni informacionet në këtë faqe.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, Qeveria Britanike përmend edhe tensionet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

“Ka pasur përleshje të dhunshme në veri të Kosovës dhe incididente që kanë përfshirë granata dhe shpërthim të veturave. Keni kujdes dhe shmangni tubimet publike, sidomos pranë urës që ndan Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.” – bëhet e ditur tutje.

Lexo edhe:  Arrestohet personi që sulmoi gazetarin Vullnet Krasniqi