Në Stanoc të Ulët në Lagjen “Prekazi” shfaqet fotografia e Faton Hajrizit në nderim të drenicasit
Në lagjen “Prekazi”, në Stanoc të Ulët, është vendosur një baner i madh me fotografinë e Faton Hajrizit.
Për Faton Hajrizin, i cili për shumëkënd po shihet si hero, janë thurur këngë e janë bërë dedikime të tjera.
Disa qytetarë kanë nisur t’i vendosin imazhet e Hajrizit nëpër rrugët e disa qyteteve shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj.
Hajrizi ishte i burgosuri që arratis dy javë më parë nga burgu i Smrekonicës në Mitrovicë dhe u vra në Lloznicë të Serbisë, ku po kërkohej nën dyshimet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, javën e kaluar. /Jepi zë