Në Skenderaj kërkohet të ndërtohet një kishë katolike

Ndërtimi i kishës po kërkohet të ndërtohet në fshatin Klinë i Epërm të Skendrajt, në vendin ku dikur ekzistonte një objekt i tillë fetar.

“Ne po kërkojmë që kisha të rindërtohet aty ku dikur ishte kisha e cila u shkatërrua gjatë periudhës së komunizmit,” ka thënë Ndre Kelmendi nga Klina e Mesme për Rajonin, njëherit iniciatori i ndërtimit të kësaj kishe.

Ai ka shtuar se qellimi i ndërtimit të kësaj kishe është ngritja e trashëgimisë kulturore që tregon autoktoninë shqiptare në këto treva.

Lexo edhe:  Fatmir Spahiu ironizon pas reduktimeve: Motelet kanë me qenë full, t’u shku njerëzia me i mbushë telefonat