Në gjendje të dehur babai sulmoi vajzën, arrestohet nga policia

Është arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet që në gjendje të dehur ka sulmuar vajzën e tij.

Viktima nuk e ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Lexo edhe:  I dënuar me mbi 3 vjet burgim nga Gjykata në Mitrovicë, Policia e arreston të riun dhe e dërgon në burg