Në Ferizaj e Han të Elezit kapen mbi 7 mijë kilogramë mjaltë pa origjinë

Sot rreth orës 12:00, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Han të Elezit.

Sipas komunikatës për media, nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës

“Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet ndër të tjera.

Lexo edhe:  Vushtrriasi nxehet nga xhelozia, rrah gruan dhe kushëririn - thotë se i dërgonte mesazhe gruas së tij