Në 24 vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës një grup i të mbijetuarve vizituan babanë e ish presidentit Thaçi

Sot është shënuar 24 vjetori i masakrës së forcave serbe ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës.

Masakra e Burgut të Dubravës është njëra nga më të mëdhatë që janë kryer në Kosovë kundër shqiptarëve. 24 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Në shënimin e kësaj dite, një grup i të mbijetuarve të masakrës qëndruan në shtëpinë e ish presidentit, Hashim Thaçi. Në mesin e atyre që vizituan babanë e Thaçit ishin ish deputetët Nait Hasani, Bajrush Xhemajli, Bislim Zogaj, etj.

Për këtë masakrës të tmerrshme, edhe pse dihen emrat e pjesëmarrësve serbë, ende askush nuk është dënuar

Lexo edhe:  Video skandali në zyrë: Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma Kaçi me një vit