Ndryshon moti: Ky është parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi ndryshim substancial të motit.

Paradite ende lokalisht priten intervale kohore me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të madh të vranësirave dhe reshje shiu. Lokalisht pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dendura shiu, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 24 gradë Celsius. Me ardhjen e shirave do të ketë ulje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të shkurtra kohore me diell dhe shtim të madh të vranësirave të cilat me zhvillimin e tyre do të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten në shumë vise të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera priten reshje lokale shiu, më intensive orëve të vonshme të pasdites dhe në mbrëmje.

Ditëve të ardhshme pritet të kemi alternime mes vranësirave e intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore, ndërkohë që nganjëherë priten reshje lokale shiu./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Klinaku nuk i bie pishman për postimin ku përmendi vrasjen e Kurtit, e ripërsërit dhe kapet me media