Ndryshojnë temperaturat: Ky është parashikimi i motit

Sot na pret mot i vranët e me reshje të herëpashershme, lokale shiu e bore. Reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal, ndërkohë që temperaturat fillojnë të ulen duke pësuar ulje të theksuara orëve të pasdites dhe mbrëmjes kur pritet intensifikim i reshjeve të borës në gati tërë territorin, megjithatë nuk priten reshje të mëdha nëpër ultësira, por vende-vende priten shtresa dekorative.

Në viset kodrinore-malore dimër i vërtetë dhe reshje të herëpashershme bore, nganjëherë të dendura.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot i ndryshueshëm. Në Shqipëri me reshje lokale e intervale të gjata pa reshje. Në Maqedoni dhe verilindje të Shqipërisë reshjet lokale të borës fillojnë vonë në mbrëmje. Reshje më intensive bore priten në Luginën e Preshevës dhe veri të Malit të Zi.

E Marta dimër i vërtetë, me erëra mjaft të ftohta nga veriu e verilindja dhe reshje të herëpashershme lokale bore në shumë zona kontinetale të Kosovës e Luginës së Preshevës. Në viset tjera reshjet do të jenë më të rralla e më të pakta.

Nga e mërkura reshjet dobësohen dhe pushojnë nën ndikimin anticiklonik, por vazhdon fluksi i ajrit të ftohtë polar. Pritet acar, vende-vende i fortë në mëngjes dhe orëve të vonshme të natës.

Temperaturat ditore fillojnë të rriten gradualisht afër fundit të javës por mbetet ftohtë krahasuar me ditët që lamë pas./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dalin pamjet: Sokol Halili ishte parë në një qytet të Kosovës, 2 orë pasi kreu vrasjen