Mosmarrëveshje mes dy grave, përleshen mes vete djemtë e tyre

Janë arrestuar dy meshkuj pas një përleshjeje, ku erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes nënave të tyre.

Nga ky rast lëndime të lehta ka marrë edhe një dëshmitare.

Derisa, pas intervistimit, këta të fundit janë dërguar në mbajtje, raporton teve1.info.

“Rr. Muhamet Sokoli, Prishtinë 08.06.2023 – 22:30. Viktima femër  kosovare, ka raportuar se  pas një  mosmarrëveshje  me të dyshuarën  femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve  meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Lexo edhe:  Gjendje e rëndë: Miniera e Trepçës humbi rreth 500 mijë euro për çdo muaj