Ndizen qirinj për mësimdhënësen që u vra me sëpatë nga burri i saj

Në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, janë ndezur qirinj për ta nderuar mësimdhënësen e cila dyshohet se u vra nga burri i saj.

Sipas prokurorisë, 70 vjeçari dyshohet se e ka vrarë të ndjerën me sëpatë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se kjo ngjarje makabre ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka thënë Prokuroria në njoftimin e saj.

Lexo edhe:  ”Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, protestuesit serbë nxjerrin pankartat në Zveçan