Ndalohet personi që tentoi ta vrasë me kallash vëllain e ish-gruas

Pas dy javësh në arrati, i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë ka vendosur të dorëzohet në Polici, ku është përballur me dyshimet e ngritura ndaj tij për incidentin që rrezikoi të përfundojë tragjikisht. Kushtrim Beqa – i dyshuar për këtë rast, ish dhëndri i viktimës, e gjuajti këtë të fundit me kallasnikov, për motive akoma të panjohura dhe më pas u arratis.

Siç mëson Sinjali, Beqa është paraqitur në Hetimet Rajonale, por ka vendosur të mos deklarohet fare lidhur me rastin, duke u mbrojtur në heshtje.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, me këtë rast, i dyshuari e ka dorëzuar edhe armën që ka përdorur në rast, e cila është sekuestruar si prova materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ushtrohet edhe kërkesa për masën e sigurisë.

Ndryshe, Beqa dyshohet se më 29 dhjetor të vitit të kaluar, te salloni “Almira Nails”, ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, Jetmir Ukëhaxhaj, duke e lënë të plagosur.

I njëjti do të hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lexo edhe:  Ky është hajni qe u kap duke vjedhur në një shtëpi në Skenderaj