Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur
Gazeta Sinjali raportoi sonte për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, siç mëson Gazeta Sinjali, vetëm 13 vjeçe.
Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë edhe fotografinë e policit të dyshuar për rastin e ngacmimit seksual të të miturës 13 vjeçe.