Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Gazeta Sinjali raportoi sonte për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, siç mëson Gazeta Sinjali, vetëm 13 vjeçe.

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë edhe fotografinë e policit të dyshuar për rastin e ngacmimit seksual të të miturës 13 vjeçe.

Lexo edhe:  “Bufi” pas vdekjes së mjekut Huruglica: Jam i shokuar, sot na la më i miri i gjeneratës