Ndahet nga jeta zyrtari i Shërbimit Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një zyrtari i këtij institucioni, Nexhat Sllamniku.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHKK-ja ka bërë të ditur se Sllamniku ka dhënë një kontribut të madh në këtë institucion, derisa u është shprehur ngushëllime familjarëve.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve. Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E tmerrshme/ Qeni i hyri në oborr pejanit dhe e kafshoi, publikohen pamje të rënda nga sulmi