Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë profesori universitar, Baki Koleci

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë sot nga jeta në moshën 66-vjeçare, profesori universitar, Baki Koleci, i cili për vite me radhë dha kontribut të shquar në fushën e ekonomisë.

Ai punoi në Institucionet e larta të arsimit shqip, si; në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, në Universitetin “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe Universitetin e Shkupit.

Kolegët e koleget e tij e vlerësuan lartë Kolecin, për të cilin thanë se ishte njëri ndër njerëzit me virtyte të larta njerëzore.

“Edhe si Dekan dhe udhëheqës i Institucioneve tona të larta arsimore ishte shumë i dalluar dhe shumë i dashtun për studentët, shoktë dhe miqtë gjithandej trojeve tona etnike”.

Lexo edhe:  Rrahen dy gra mes vete bëhen llom sherri i fëmijëve – njëra përfundon në spital, tjetra në Polici