Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Karakushi, është ndarë sot nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Afrim Karakushi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.