Ndahet nga jeta i riu nga Skenderaj, vëllai i kryesueses së Kuvendit Komunal

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme vëllai i kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, Betim Spahiu.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku i cili njoftoi se i njëjti vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit”, u shpreh ndër tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

I prekur thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit të ri, energjik e të fortë, Betim Spahiu, vëllaut të kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu.

Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.

Ngushëllimet më të thella kryesueses Adelina Spahiu, gjithë familjes Spahiu, miqve dhe dashamirëve!

Betimi u prehtë në paqe!

Lexo edhe:  Turqia prej nesër e merr komandën e KFOR-it në Kosovë