Ndahet nga jeta doajeni i Farmacisë, Besim Domi

Gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta doajeni i farmacisë kosovare Dr. Besim Domi.

Dr. Besim Domi ishte profesionist në fushën e farmacisë.

“Ndahet nga jeta doajeni i farmacisë kosovare Dr. Besim Domi. Puna dhe përkushtimi i tij janë shembuj të profesionalizmit dhe dashurisë për fushën e farmacisë për të cilën do të mbahet mend përgjithmonë.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve  farmacistë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  41-vjeçarja kosovare u gjet e vdekur në Zvicër, arrestohet burri i saj, dyshohet për vrasje