Nazim Bllaca i shkruante Albulena Haxhiut: Neve na ke anashkaluar, eja na vizito

Në vazhdën e publikimeve nga emisioni Debat Plus në ciklin “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?”, është shfaqur edhe një letër e vitit 2015, ku Nazim Bllaca, ish-agjenti i vetëshpallur i SHIK-ut dhe dëshmitari në disa procese gjyqësore, ku i drejtohej deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila atëbotë ishte kryetare e Komisionit për Legjislacion.

Letra, e shkruar nga Pavijoni D i Burgut të Dubravës, mban datën 26 shkurt 2015, dhe në të, Bllaca ankohej se ai dhe bashkëvuajtësit e tij ishin anashkaluar gjatë një vizite të Haxhiut në institucionin korrektues, në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

“Pasi jemi informuar se e keni vizituar Burgun e Dubraves dhe neve na keni anashkaluar, po ju drejtohemi me këtë letër ë të na vizitoni pasi që ndaj nesh ka diskriminim, tretman joadekuat dhe shkelje të drejtave të Njeriut.

Kemi kontaktuar edhe me Prokurorinë Speciale të EULEX-it dhe përgjigja e tyre ka qenë se jeni të mirëseardhur në Pavionin “D””, thuhet në letrën e Bllacës

Lexo edhe:  Lirohet për qarkullim tuneli afër liqenit të Ujmanit