“Na kërkoi ta mbyllim grevën” – si iu është kundërpërgjigjur Jasharaj, Besnik Bislimit

Sot shënohet dita e katër që kur shërbyesit civilë kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Rrahaman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut njëherit kryetar i këshillit Grevist ka dhënë detaje për Insajderin se si po shkon i gjithë procesi.

Jasharaj edhe ditë më parë, konfirmoi se kanë pasur një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Në intervistë për Insajderi zbuloi se çka u diskutua. Mes tjerash theksoi se iu kërkoi ta mbyllin grevën.

“U ndezë së paku një shkëndi shpresë që ai do të thotë diçka që do të na jap një vullnet do të ndodhin takime të radhës dhe do të bëjmë zgjedhje, por ai më shumë është marrë me përfaqësuesit tonë duke iu shpjeguar se e njehë mirë sindikalizmin, ka kërkuar mbyllje të grevës, gjë që do të ishte tradhti ndaj anëtarësisë dhe kjo nuk do të ndodh e kemi shpallur të hapur grevën dhe ashtu do të mbyllet përmes mediave”, ka thënë Jasharaj përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj interviste Jasharaj flet edhe për notën që iu jep Qeverive gjatë viteve, me cilën prej tyre kanë pasur bashkëpunim më korrekt. Përmend edhe daljen kundër grevës të disa sindikatave, ka një porosi për kryetaren e FSSHK-së, Tevide Imeri, flet edhe për kërkesën për ri-testim të mësimdhënësve. Ai u pyet edhe sa pagë merr. Ndërkohë dha një përgjigje edhe lidhur me çështjen e shamisë.

Kreu i SBASHK-ut ka edhe një porosi për prindërit e nxënësit të cilët do të duhej ta fillonin mësimin nga 1 shtatori zyrtarisht. Një mesazh tjetër ka edhe për Qeverinë Kurti.

Lexo edhe:  Vrasje e rëndë në tentativë në Drenas, përdoret edhe arma e zjarrit