Pensionistët e arsimit të gatshëm të japin mësim, pasi mësuesit u futën në grevë

1 shtatori i këtij viti ishte ndryshe për nxënësit kosovarë.

Kjo për shkak se mësimi ende nuk ka filluar si pasojë e grevës së mësimdhënësve, të cilët duan plotësimin e kërkesave të tyre, më saktësisht rritjen e pagave, shkruan Jepi zë.

Mirëpo, disa pensionistë të Vushtrrisë janë kundër kësaj greve, të cilët janë shprehur të gatshëm të japin mësim.

“Punën do e bëjmë GRATIS ,deri sa të i u qelen sytë, e të iu kthjellen mendët mësuesve të sotëm.” thuhet në postimin e një pensionisti nga Vushtrria.

Postimi i plotë:

Ne,ish normalistët, jemi gadi përkundër që të gjithë jemi pensionist,të fillojmë punën për hirë të fatosave dhe të tjerëve, që po bredhin rrugëve.
Punën do e bëjmë GRATIS ,deri sa të i u qelen sytë, e të iu kthjellen mendët mësuesve të sotëm.

Lexo edhe:  Policia identifikon 60 lëmosh-kërkues, mes tyre 33 fëmijë