Musliu: Kurti s’e sheh të denjë Kosovën që ta rritë vajzën e tij, si mund t’i ndalë qytetarët që po ikin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, që sipas saj ka larguar familjen e tij nga Kosova.

Musliu gjatë seancës së Kuvendit tha se Kurti nuk mund të ndalë ikjen e qytetarëve, pasi sipas saj ai nuk e sheh të denjë Kosovën që ta rritë vajzën e tij, transmeton Zeri.info.

“Nuk i beson qytetari pallavrat tuaja më, nuk mundet qytetari i Kosovës t’i besoj një kryeministri i cili vendin e tij me të cilin qeveris nuk e sheh të denjë për ta rritur vajzën e tij, familjen e tij e ka ikur nga vendit, prandaj nuk mundet me i ndal qytetarët e Kosovës që të ikin”, deklaroi Musliu, ku pas kësaj ia tërhoqi vërejtjen kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca që të mos përmenden familjet

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ka të lënduar