Mungon kuorumi për miratimin e këtij projektligji
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive nuk ka arritur të kaloi si shkak i mungesë së kuorumit.
“Vetëm 49 deputetë kanë votuar dhe nuk ka kuorum për vendimmarrje. Po presim 10 minuta dhe nëse nuk ka kuorum, kjo pikë bartet në seancën e radhës”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Agim Veliu, tha se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk e përkrah e voton këtë.
Time Kadrijaj, tha se Grupi Parlamentar i AAK-së nuk do të marr pjesë në votim.
Jahja Kokaj, nga VV-ja tha se ai ka dhënë propozimin për racionalizim.