E turpshme: Sheshi i qytetit të Mitrovicës i mbuluar nga mbeturinat

Kompania për largimin e mbeturinave Unitet-i po vazhdon të mos e kryej si duhet punën e saj dhe zbatimin e komtratës me Komunën e Mitrovicës.
Sipas kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës ka paguar ndërmarrjen për largimin e mbeturinave.
Sot në mbrëmje shportat në sheshin e qytetit janë të stërmbushura nga bërlloku, ku shihet që qytetarët kanë hedhur mbeturina të shumta.
Përgjatë sheshit janë të vendosura shumë shporta por duket se nuk po mjaftojnë pasi po mbushen shpejtë, dhe nuk dihet nëse po pastrohen aq shpesh sa nevojitet.
Ndryshe ditë më parë drejtori i inspekcionit, Valon Brahimi kishte njoftuar se kishte dërguar në gjykatë kompaninë Uniteti për moszbatim të kontratës.
Lexo edhe:  BE-ja kundër ligjit të pagave, e kritikon Qeverinë Kurti