Personi që u gjet i vdekur në Vushtrri është profesori

Një 60 vjeçar sot është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se bëhet fjalë për mësimdhënësin e shkollës “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Në vendin e ngjarjes ekipi i “Pro Zë” ka dalur ku ka parë një person të shtrirë në rrugë.

Ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila me ekipet e saja ka dalur në vendngjarje.

Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:  E rëndë: Të dy prindërit e braktisin fëmijën në Fushë Kosovë, arrestohen nga Policia