Muaji prill shumë i dashur për sektorin publik, pesë ditë të javës me festa

Të gjithë punëtorët e sektorit publik do të kenë ditë të shumta të pushimit përgjatë këtij muaji.

“Fati” i tyre që nuk ka ndryshuar ende ligji për festat zyrtare ka bërë që këta të fundit të “shpërblehen” edhe këtë muaj me ditë të shumta pushimi, e që më pas nga ta lidhen edhe me vikende.

Pesë ditë brenda muajit prill janë ditë pushimi, për shkak të festave të ndryshme.

Këtë të hënë, më 10.04.2023 shënohet Dita e Kushtetutës.

Pastaj të martën më 11.04.2023 shënohet dita e Pashkëve Katolike.

Duke vazhduar tutje, më 17.04.2023, ditë e hënë janë Pashkët Ortodokse.

Më 21.04.2023 e premte, shënohet Dita e Bajramit të Madh.

Pushimet vazhdojnë tutje edhe një të hëne, më 01.05.2023 kur shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Punës.

Kësisoj punëtorët e sektorit publik do të shijojnë mirë e mirë ditët e këtij muaji që është përplot me pushime.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës në Leposaviq ndalon 3 raste të kalimit ilegal të kufirit