Motra rrah vëllezërit e saj të mitur dhe largohet nga shtëpia
Policia e Kosovës ka njoftuar se nëna në Pejë ka raportuar në polici se vajza e saj i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.
Sipas njoftimit, e njëjta më pas është larguar nga shtëpia.
Bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është në kërkim të policisë.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e saj, i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.