Aksion i madh i Policisë në Prishtinë, arrestohen disa persona

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00, në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policorë që të ndalohet në një pikë kontrollo, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë”, tha Ahmeti.

“Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi me ç ‘rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”.

Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale.

Në pamjet që ka siguruar Albanian Post, shihen një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë teksa arrestojnë persona e dyshuar.

Lexo edhe:  Voziti me shpejtësi 238 km/h, gjobitet me 300 euro