Mbesa e Nasim Haradinajt me veshje kombëtare për herë të parë viziton gjyshin në Hagë

Për herë të parë, prej shtatorit të vitit 2020, pas arrestimit të nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, sot për vizitë ai ka pritur mbesën e tij, Erën.

Era, 2 vjeçe, ka gjetur mënyrën interesante për të vizituar gjyshin e saj. Ajo për vizitë tek gjyshi i saj është veshur me veshje kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook vajza e Nasim Haradinajt, Ariana, ka bërë të ditur se kjo është vizita e parë e mbesës tek gjyshi.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Sipas këtij vendimi, më 17 qershor 2022, të akuzuarit kanë paraqitur njoftimet e tyre për apel.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Dy radiatorë i bien në trup nxënësit, dërgohet me urgjencë në spital