Mot i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas këtij institute, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe:  Pronari i “Orenda" tregon çfarë i tha Aurona Pelaj një ditë para publikimit të videos